Haradinaj: Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale

Ekonomi

Haradinaj: Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale

Nga: Z.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:39
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar sot komunën e Gjilanit, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Favebook, ka shkruar se, Gjilani është bërë imput i fortë i ekonomisë se vendit, me fabrikat e shumta prodhuese.

Haradinaj në këtë status ka theksuar se, Kosova ka shënuar rritjen më te madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale, derisa ligjet e reja tatimore që presin miratim nga Kuvendi do të ofrojnë kushte të favorshme të të bërit biznes.

Postimi i plotë:

Gjilani është bërë imput i fortë i ekonomisë se vendit, me fabrikat e shumta prodhuese.

Vizitën në këtë Komunë e përmbyllëm me një drekë pune me përfaqësuesit e mbi 50 bizneseve nga kjo anë.
Dëgjova me vëmendje brengat dhe kërkesat e tyre, të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave të duhura zhvillimore, që Kosovën ta bëjmë vendin më joshës për biznes në regjion.

Theksova se Kosova ka shënuar rritjen më te madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale, derisa ligjet e reja tatimore që presin miratim nga Kuvendi do të ofrojnë kushte të favorshme të të bërit biznes.

Ky është vit i ekonomisë dhe përkrahja e prodhimit dhe bizneseve vendore do të vazhdojë të mbetet agjendë e çdoditshme e Qeverisë.RH
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat