“Moody`s” rikonfirmon vlerësimin pozitiv të ekonomisë shqiptare

Ekonomi

“Moody`s” rikonfirmon vlerësimin pozitiv të ekonomisë shqiptare

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Agjencia prestigjoze e vlerësimit të kreditit, Moody`s, ka rikonfirmuar vlerësimin pozitiv për ekonominë shqiptare, pas rishikimit që i ka bërë profilit të kreditit të Shqipërisë.

Agjencia në vlerësimin e fundit konfirmon të njëjtin qëndrim të saj sikurse ishte në raportin e mëparshëm, të datës 13 Shkurtit, ku citohet se “Nota e borxhit sovran mbetet në B1 me perspektivë të qëndrueshme”.

“Profili i kreditit të Shqipërisë, kufizohet nga forca ekonomike e ulët, që reflekton një ekonomi të vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj. Ndërsa forca institucionale e Shqipërisë mbetet në trend rritjeje, si pasojë e hapave që po ndjek qeveria për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian. ”, citon  Moody`s. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat