Shala: Çdo investim nga shteti i Turqisë është i mirëseardhur

Ekonomi

Shala: Çdo investim nga shteti i Turqisë është i mirëseardhur

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve.

Ministri Shala tha se ministria që drejton është bartëse e zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike, duke theksuar se ligji krijon shumë lehtësira për investitorët potencialë.

“Kemi disa kompani turke që janë të interesuara për të investuar në Kosovë në fushën e energjisë së ripërtërirë dhe për Republikën e Kosovës çdo investim nga shteti i Turqisë është i mirëseardhur. Dua t’ju garantoj për përkushtimin tim që investitorët nga Turqia do t’i kenë të gjitha lehtësirat që ligji i mundëson”, tha ai.

Shala theksoi se për Kosovën është e rëndësishme bashkëpunimi me Turqinë, duke shtuar se shumë kompani turke kanë investuar në Kosovë dhe janë treguar të suksesshme.

Ndërsa ambasadori turk theksoi se Kosova është vend i rëndësishëm dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Dëshiroj të theksoi se për ne është e rëndësishme thellimi i bashkëpunimit dhe besoj që MTI luan një rol të rëndësishëm në këtë bashkëpunim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat