Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e prodhuesve vendor dhe në vitin e ekonomisë

Ekonomi

Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e prodhuesve vendor dhe në vitin e ekonomisë

Nga: Z.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:31
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompanin “International Plastic” në Studenqan të Suharekës, përvjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, kjo kompani me pronar Skender Gashi, duke prodhuar mbi 70 lloje të produkteve plastike, metal plastikë dhe elemente të ndryshme të plastikës, ka dhënë kontribut të çmuar në ekonominë e vendit, duke punësuar dhjetëra persona dhe duke qenë taksapagues i rregullt.

Postimi i plotë:



I impresionuar të shoh nga afër se si një investim vetanak, milionësh, i kompanisë “International Plastic” në Studenqan të Suharekës, ka siguruar një treg ndërkombëtarë, duke eksportuar në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Kjo kompani me pronar Skender Gashi, duke prodhuar mbi 70 lloje të produkteve plastike, metal plastikë dhe elemente të ndryshme të plastikës, ka dhënë kontribut të çmuar në ekonominë e vendit, duke punësuar dhjetëra persona dhe duke qenë taksapagues i rregullt.

Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e prodhuesve vendor dhe në vitin e ekonomisë, ky është prioritet në agjendën tonë të çdoditshme.

Sepse vetëm duke u bërë zot të vetës, ne e përmirësojmë mirëqenien dhe ekonominë e vendit.RH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat