Banka Botërore mbështet reformat në ATK

Ekonomi

Banka Botërore mbështet reformat në ATK

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:19
Ilir Murtezaj, priti në takim një delegacion nga Banka Botërore

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, priti në takim një delegacion nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.

Gjatë këtij takimi, Murtezaj, i informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara.

Gjithashtu, ai i njoftoi lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës.

“Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase,  e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e  plotë për ATK-në, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Misioni i quajtur “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjasë nga 11 deri më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat