Mosanëtarësimi në ENTSO, Kosova humb rreth 300 milionë euro

Ekonomi

Mosanëtarësimi në ENTSO, Kosova humb rreth 300 milionë euro

Më: 16 mars 2019 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Mosanëtarësimi në Rrjetin Energjetik Evropian i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro, që nga paslufta, mjete që i ka përfituar Serbia. E, kësisoji Serbia për çdo vit fiton nga 17 milionë euro.

Anëtari i Bordit të Odës së afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj thotë se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrin ta shfrytëzojë as interkoneksionin 400kw me Shqipërinë, që ka kushtuar 33.5 milionë euro.

“Është diku me 17 milionë euro në  vit të hyra direkte për Serbinë ose humbje direkte nga ana jonë. Efekti sekondar është shumë më i madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat