OEAK: MSA ka ekspozuar Kosovën në një të treg të madh të të bërit biznes

Ekonomi

OEAK: MSA ka ekspozuar Kosovën në një të treg të madh të të bërit biznes

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:11
Foto

Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së.

Sipas komunikatës për medianga OAK, anëtarët e kësaj ode  poashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencial në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit.

Ambasadorja Apostolova njoftoi të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Evropiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo falenderoi Odën Amerikane në dhënien e rekomandimeve për Raportin Vjetor të Komisionit Evropian. Ambasadorja Apostolova poashtu mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë. 

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se Oda Amerikane ka ngritur shumë çështje sa i përket sektorit privat në Kosovë, duke ftuar zyrën e BE-së për zhvillim të bashkëpunimit mes institucioneve të bizneseve duke arritur rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke përmendur prioritet e Odës Amerikane në avokimin për çështje ekonomike, tha se Oda Amerikane mirëpret takimet për të rritur bashkëpunimin mes sektorit privat dhe Zyrës së BE-së në Kosovë pasi që kjo është esenciale për zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat