Hamza përkrahë kandidatin e propozuar nga SHBA për president të BB-së

Ekonomi

Hamza përkrahë kandidatin e propozuar nga SHBA për president të BB-së

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:29
Bedri Hamza

Ministri  Financave Bedri Hamza në kapacitetin e tij si Ministër i Financave i Qeverisë së Kosovës dhe si Guvernator për Kosovë në Bankën Botërore përkrahë dhe e jep votën e tij për kandidaturën e nominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për president të Bankës Botërore z. David Malpass.

David Malpass deri me tani ka qenë nënsekretar i Departamentit Amerikan të Thesarit. Thesari Amerikan ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vite me Ministrin e Financave dhe si rezultat i këtij bashkëpunim Ministrin e Financave ka zhvilluar Departamentin e Thesarit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat