Bizneset kosovare dhe hungareze shkëmbejnë përvojat

Ekonomi

Bizneset kosovare dhe hungareze shkëmbejnë përvojat

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:27
Foto

Ambasada Hungareze në Kosovë në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbajtën konferencën e titulluar “Konferenca për Bujqësinë Hungareze në Kosovë”.

Kjo konferencë mblodhi biznese të ndryshme nga Kosova dhe Hungaria, ku bizneset e ardhura nga Hungaria kishin për qëllim prezantimin e veprimtarive të tyre dhe ofrimin e partneritetit me bizneset Kosovare që ishin të pranishme në këtë konferencë.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, në fjalët e tyre hyrëse, përfaqësuesit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasada Hungareze i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehën gatishmërinë për përkrahje në ndërtimin e kontakteve mes bizneseve të të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Bizneset kosovare dhe ato hungareze, patën mundësinë e prezantimit të veprimtarive të tyre dhe shkëmbimit të përvojave përmes sesionit të takimeve individuale, gjë që nga palët u cilësua si shumë i frytshëm. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe studentë të Universitetit të Prishtinës të cilët Ambasada Hungareze i përkrah çdo vit me bursa studimi, me ç’rast ata u shprehën të kënaqur me përkrahjen e tyre. Të pranishmit, në pjesën përmbyllëse të konferencës u falënderuan nga organizatorët për pjesëmarrjen dhe gjithashtu organizatorët u zotuan se kjo konferencë do të vazhdojë të jetë tradicionale duke u zgjeruar çdo vit në aspektin e bashkëpunimit dhe lidhjes së kontakteve në mes të bizneseve kosovare dhe atyre hungareze”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat