“Coca-Cola përkrah Rininë”, filloi implementimin në Prishtinë

Ekonomi

“Coca-Cola përkrah Rininë”, filloi implementimin në Prishtinë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:54
“Coca-Cola përkrah Rininë”

Sot filloi programi për të rinjë “Coca-Cola përkrah Rininë”. Ky program është i përqendruar në fuqizimin e të rinjve që aktualisht nuk janë në punësim, arsim apo trajnim, duke pajisur ata me aftësi të nevojshme për t'i dhënë atyre një mbështetje në rrugën e punësimit apo vetëpunësimit. Ky vit është viti i dytë i trajnimeve, ku në kuadër të këtij programi qytetet qe do të organizohet ky projekt janë Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja dhe Ferizaji.

Sipas menaxheres për komunikim në Coca-Cola HBC Kosova, Albena Pllana, vitin e kaluar programi i njëjtë që është implementuar në Kosovë ka tejkaluar pritshmëritë andaj është vendosur që këtë vit të dyfishohet numri i atyre që do të trajnohen.

“Marr parasysh rezultatet e mira nga viti i kaluar kemi vendosur që këtë vit ta dyfishojmë numrin e atyre që do ta ndjekin këtë trajnim e po ashtu edhe jemi zgjeruar në qytete të tjera siç janë Gjakova, Prizreni, Peja dhe Ferizaj, për dallim që vitin e kaluar ishim vetëm në Prishtinë dhe Mitrovicë. Sot filluam si zakonisht me një atmosferë të këndshme, duke pas parasysh energjinë dhe entuziazmin e mirë të rinjve dhe uroj se kështu do të vazhdoj edhe në trajnimet tjera”, u shpreh znj. Pllana me rastin e hapjes se programit.

Image

Ndërsa sa i përket pikave të trajnimit znj. Pllana shpjegoi se “Të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në këtë program, do të kenë mundësinë të trajnohen në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes etj. Po ashtu, në secilin trajnim merr pjesë edhe nga një mentor nga kompania Coca-Cola HBC Kosova të cilët ndajnë eksperiencën e tyre duke kontribuar kështu në motivimin dhe ngritjen e vetëbesimit tek pjesëmarrësit”

Ndër pikat kryesore të programit është edhe trajnimi në aftësitë e buta që sipas trajnerëve më së shumti ju ka ndihmuar atyre që kanë ndjekur këto trajnime. “Trajnimi i studentëve në aftësitë e buta ku konkretisht përfshihet përgatitja për intervistë pune dhe ngritje e vetëbesimit ka rezultuar ndër pikat kryesore që ju ka ndihmuar atyre që janë certifikuar në këtë program”, tregon Shenaj Shala, një nga trajnerët e programit.

Image

Pjesëmarrësit në këtë trajnim i kanë vizituar edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, z. Abel T Lomax dhe z. Matthew Briggs, të cilët ndan përvojat e tyre e që ishin shumë domethënëse për studentët.

Ndërkaq, pjesëmarrësit e programit janë të rinj të moshës nga 18-30 vjeç. Në mesin e tyre ishte edhe Fjolla Vllasalia, e cila u shpreh shumë optimiste se do të marr njohuritë e nevojshme e që do t’i shërbejnë në të ardhmen.

Image

“Sot ka qenë dita e parë e trajnimit dhe ka filluar shumë mirë. Që nga fillimi trajnerja e cila ka qenë shumë motivuese edhe na ka shtyrë të gjithëve të mendojmë për të ardhmen, drejt aftësimit tonë”, u shpreh, znjsh. Vllasaliu.

Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC. Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat