Shala: Duke forcuar prodhimet tona ndikojmë në zhvillim ekonomik

Ekonomi

Shala: Duke forcuar prodhimet tona ndikojmë në zhvillim ekonomik

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dje Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar gjatë ditës së sotme kompaninë "Hit Flores", e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e frutave malore, bimëve medicionale dhe kërpudhave.

Shala ka premtuar se do të jenë në mbështetje të prodhuesve vendor, me qëllim që të forcojnë prodhimet vendore.

Shala tha se kjo kompani 97 për qind të këtyre produkteve edhe i eksporton, ndërsa në punën e tij i ka të angazhuar mbi 4 mijë punëtorë të cilët e ndihmojnë.

Shala: Ta rrisim kualitetin e prodhimeve tona vendore

"Të gjithë prodhuesve vendor u garantoj përkushtimin tim, të Qeverisë së Kosovës për përkrahje të vazhdueshme më raport me prodhuesit vendor, me qëllim që ta forcojmë sa më shumë prodhuesin tonë vendor. Ta rrisim kualitetin e prodhimeve tona vendore, e kjo pastaj do të na mundësoj një zhvillim më të mirë ekonomik në vendin tonë", tha ministri Shala.

Ndërkaq, Nuredin Bajrami, pronar i kompanisë "Hit Flores", tha se MTI i ka ndihmuar përmes panaireve ndërkombëtare që të lidh marrëveshje me kompani ndërkombëtare.

Bajrami: Pjesëmarrja në panaire na ndihmon shumë

"E falënderoj shumë për përkrahjen dhe për pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare që na mundëson sa më shumë mallrat për eksport për identifikimin e kompanive të tjera si në Gjermani, Francë dhe Zvicër. Për identifikimin e kompanive dhe për kontrata të reja që jemi duke i bërë", tha ai.

Kreu i MTI gjatë ditës ka vizituar edhe kompaninë vendore "Meka".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat