OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

Ekonomi

OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:28
OAK

Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memomarandumi në mes të dy odave, bën të ditur OAK përmes një komunikate për media.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella. Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të merr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

 Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë probleme theksoi më tutje Jaka.

Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat. 

 Ishte dakordim i përbashkët se është e domsdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skënder Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Keshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat