5.66 miliardë lekë investime në rrjetin e transmetimit - Bota Sot
5.66 miliardë lekë investime në rrjetin e transmetimit

Ekonomi

5.66 miliardë lekë investime në rrjetin e transmetimit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Operatori Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon rreth 5.66 miliardë lekë investime përgjatë vitit 2019.

Përforcimi i linjës 110 kV Elbasan-Librazhd dhe përforcimi i linjës 110 kV Elbasan-Cërrik janë 2 prej investimeve kryesore që pritet të realizohen gjatë këtij viti në drejtim të rrjetit të transmetimit.

Në takimin që zhvilloi sot Bordi i OST vuri theksin në kapitalizimin e investimeve për 2018-ën dhe përcaktimin e investimeve prioritare.

Ndërkohë që plani në 10 vitet në vijim 2015-2025 parashtrojnë zhvillimin e rrjetit të transmetimit, me një vlerë totale të investimeve që arrin në 285 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...