Kosova në top listën e vendeve me ekonominë më të keqe në botë për 2019-ën

Ekonomi

Kosova në top listën e vendeve me ekonominë më të keqe në botë për 2019-ën

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:39
Kosova do të jetë ne top dhjetëshe në listën e vendeve të cilat përgjatë vitit 2019 pritet të kenë ekonominë më të keqe në botë.

Punësimet familjare, krimi dhe korrupsioni, niveli i lartë i papunësisë e inflacionit dhe ikja e të rinjve në masë të madhe, bëjnë që Kosova të renditet në top dhjetëshen e vendeve që do të kenë ekonominë më të mjerueshme përgjatë vitit 2019-të. Kjo është konstatuar nga ‘Focus Economics’ në analizën e tyre të bërë për 130 vende të botës, të cilën e quajnë ‘Indeksi i Mjerimit'.

Republika e Kosovës do të jetë ne top dhjetëshe në listën e vendeve të cilat përgjatë vitit 2019 pritet të kenë ekonominë më të keqe në botë.

Ky konstatim është nxjerrë nga ‘Focus Ecomics’ një institut që merret me ofrimin e analizave dhe parashikimeve ekonomike për më shumë se 130 vende të botës, në Amerikë, Evropë, Afrikë e Azi.

Kjo analizë është nxjerrë përmes të ashtuquajturit ‘Index i Mjerimit”, dhe mbështetet në shkallën e papunësisë dhe atë të inflacionit, të cilat e vendosin Republikën e Kosovës në vendin e 9-të në botë, si vendi që do të ketë ekonominë më të keqe për vitin 2019.

Sipas analizës, Kosova përshkruhet si një prej vendeve me papunësinë më të madhe, dhe flitet edhe për numrin e lartë të të rinjve të cilët po ikin drejt vendeve të Bashkimit Evropian për jetë më të mirë.

Gjithashtu është përmendur edhe nepotizmi, krimi, korrupsioni, të cilat pengojnë investimet e huaja dhe shtyjnë njerëzit që të ikin.

“Në Kosovë, shkalla e lartë e papunësisë është një plagë për vendin, me një numër të lartë të të rinjve të cilët e lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë drejt Bashkimit Evropian. Disa cekin edhe shkallën e lartë të punësimeve familjare, krimit, korrupsionit, që ka quar në uljen e investimeve të huaja, dhe ikjen e të rinjve”, thuhet në përshkrimin që i bëhet Republikës së Kosovës nga “Focus Economics”.

Image

Vendi që do të ketë ekonominë më të mjerueshme gjatë këtij viti është Venezuela, pas saj renditet në vendin e dytë Zimbabve, Argjentina në vendin e tretë që pasohet nga Irani, në të katërtin Nigeria, Bosnja e Hercegovina në vendin e gjashtë, Afrika e Jugut në të shtatin, Jemeni është një pozitë më lartë se Kosova e cila gjendet në vendin e nëntë, dhe në pozitën e 10 Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat