Ministri Shala në Emirate fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë

Ekonomi

Ministri Shala në Emirate fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:09
Ministri Shala në Emirate fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë në konferencën vjetore të investimeve, “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, në mesin e tyre edhe vendi ynë.

Ministri Shala gjatë takimeve që ka zhvilluar me homologë dhe investitorë të huaj ka shfrytëzuar rastin t’i njoftojë me potencialin që ofron Kosova për investime dhe iu ka bërë ftesë që ta vizitojnë vendin tonë për mundësitë që ofron për investime.

Në këtë konferencë në Dubai, ka më shumë se 200 mijë pjesëmarrës nga sektori privat si dhe nga ai publik, duke përfshirë 143 vende dhe nga më shumë se 100 personalitete. Platforma i mbledh aksionarët nga ministritë dhe departamentet qeveritare, organizatat ndërkombëtare, akademia, oda ekonomike, zonat industriale dhe ekonomike, institucionet bankare dhe financiare etj.  

Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë do të kenë mundësi t’i paraqesin  informacionet mbi mundësitë e tyre për investime, për kushtet ekonomike, si për të prezantuar investimet aktuale, duke u takuar edhe në tavolinë të rrumbullakët me investitorët e targetuar.

Ndryshe, vizita e ministrit Shala realizohet me ftesë  të ministrit të Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Bin Saeed Almansoori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat