Delegacioni i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të BB-së dhe FMN-së - Bota Sot
Delegacioni i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të BB-së dhe FMN-së

Ekonomi

Delegacioni i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të BB-së dhe FMN-së

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington nga data 8 deri 13 prill.

Delegacioni i BQK-së do të takohet të enjten me Misionin e FMN-së për Kosovën ku temë diskutimi do të jetë zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, implementimi i buxhetit, rreziqet fiskale, etj.

Gjithashtu, një takim do të mbahet me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang dhe drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen ku do të flitet për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe relacionet e Kosovës me FMN-në.

Delegacioni i BQK-së do të takojë edhe drejtuesit e Departamentit të Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së, nga të cilët do të kërkohet asistencë teknike, si dhe implementimin e FSSR-së.

Gjatë zhvillimit të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe të FMN-së, guvernatori Mehmeti do të takohet edhe me drejtoreshën e BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, politikës zhvillimore të kredive , portofolion e projekteve me BB-në dhe statusi i implementimit të tyre, pastaj projektet që do të planifikohen të realizohen dhe do të parashtrohen kërkesa për asistencë teknike.

Delegacioni i BQK-së do të marrë pjesë edhe në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, ku temë e takimit do të jetë zhvillimet dhe perspektivat globale.

Po ashtu, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti bashkë me ministrin e Financave, Bedri Hamza do të jenë pjesëmarrës në diskutimin e guvernatorëve dhe ministrave të Evropës Qendrore dhe Lindore në kuadër të perspektivës ekonomike rajonale për Evropën Qendrore dhe Juglindore, ku si temë do të jetë parashikimet ekonomike të FMN-së për rajonin, ndërmarrjet Publike dhe menaxhimi i tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...