Ministri Shala takohet me sekretarin për investime të huaja të Emirateve të Bashkuara

Ekonomi

Ministri Shala takohet me sekretarin për investime të huaja të Emirateve të Bashkuara

Nga: A.SH Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:51
Endrit Shala dhe Abdulla Ahmed Al Saleh

Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, është takuar me sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara z. Abdulla Ahmed Al Saleh, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes facebook shkruan se, sekretarin e njoftova për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi ne duhet te vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta takoj sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara z. Abdulla Ahmed Al Saleh. Me z. Al Saleh biseduam miqësisht dhe e njoftova për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi ne duhet te vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht. Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin. E.SH

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat