Hamza pritet në takim në Thesarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve

Ekonomi

Hamza pritet në takim në Thesarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:39
Bedri Hamza, Larry McDonald

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij Institucioni Larry McDonald, ku diskutuan për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoi McDonald, për progresin që e ka bërë Kosova në rrugën e vetë të zhvillimit, për stabilitetin makro fiskal, për detyrat të cilat i kemi para nesh për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë. 

Ai gjithashtu e njoftoj McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i kemi përpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për ti adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasyshë ruajtjen e stabiletit makro fiskal.

 Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh i lumtur që Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës. 

 McDonald nga ana e tij u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza që po e zhvillon në Washington, e përgëzoj Ministrin Hamza për arritjet  e tij duke filluar nga  rritja më e madhe ekonomike në rajon që udhëheq Kosova,  stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik. 

Po ashtu McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, si dhe premtoj se Thesari Amerikan do të vazhdojë me mbështetje edhe në të ardhmen. 

Hamza gjatë qëndrimit në Washington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së Toa Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat