Eurostat: Evropianët me mungesë të frutave

Ekonomi

Eurostat: Evropianët me mungesë të frutave

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Sipas një studimi mbi konsumin e frutave dhe perimeve nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian Eurostat, vetëm një e katërta e popullsisë evropiane konsumon fruta dy herë në ditë, ndërsa një e treta e popullsisë gjatë gjithës javës nuk ha aspak fruta.

Rumania dhe Hungaria janë në fund të listës me marrjen e përditshme të perimeve, ndërsa në krye të listës janë Irlanda dhe Belgjika, ku 84% e popullsisë konsumon perime çdo ditë, njoftoi agjencia V4NA.

Italia sipas vlerësimeve ka pothuajse të njëjtin rezultat si Irlanda dhe Belgjika e renditura në dy vendet e para.

Sa i përket frutave, Italia dhe Spanja janë në krye të listës së tyre nga konsumimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat