Ministri i Tregtisë inspekton pikat shitëse në Prishtinë, në disa produkte mungojnë flamujt e origjinës

Ekonomi

Ministri i Tregtisë inspekton pikat shitëse në Prishtinë, në disa produkte mungojnë flamujt e origjinës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:04
Endrit Shala

Përkundër urdhëresës së lëshuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, që produktet të pajisën me flamujt e origjinës, nëpër disa pika shitëse jo të gjithë produktet i kanë afër flamujt. Kjo u identifikua sot edhe nga vet ministri Endrit Shala, derisa po bënte inspektime nëpër pika të mëdha shitëse në Prishtinë, bashkë me inspektoratin dhe gazetarët.

Të shtunën u inspektua maketi Interex, Maxi dhe Viva Fresh Store. Në këtë fundit munguan flamujt e origjinës në disa produkte.

Për këtë, ministri e Tregtisë dhe Inspektorati deklaruan dhe do të ndërmarrin masat ligjore ku edhe do të pasojë dënimi për kompaninë që nuk e ka respektuar ligjin.

Vendet e që u inspektuan u përzgjidhen nga mediat, ndërsa, MTI kërkoi nga kompanitë që të dorëzojnë dokumentacionin për produktet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, se kur janë importuar në tregun e Kosovës dhe a kanë hyrë në procedurë të rregullt.

Shala: Kompanitë të tregojnë dokumentacionin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina

“Kemi kërkuar nga kompanitë e inspektuara të na pajisë me dokumentacionin për produktet nga këto dy shtete, se kur ky produkt është importu në tregun e Republikës së Kosovës. Inspektorati pas pajisjes me atë dokumentacion dhe në koordinim me doganat do të bëjë edhe verifikimin e atij malli, se kur ka hy në tregun e Republikës së Kosovës dhe a ka hy në procedurë të rregullt “, tha ai.

Ndërsa sa i përket ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve, Shala tha se vërën një përkushtim të shoqërive tregtare për të zbatuar ligjin.

Shala: Inspektorati do t’i marrë masat për ata që nuk respektojnë ligjin

“Hasëm në disa probleme me të cilat inspektorati do t’i marrë masat e parapara me ligj në raport me ato pika shitëse të cilat është hasë se nuk e kanë zbatuar në përpikëri udhëzimin administrativ për vendosje ne këtyre flamujve. Inspektorati do t’i marrë masat  në raport me secilën pikë shitëse e cila nuk e ka zbatuar këtë vendim”, tha ai.

Siç parashihet me ligj, deri në 1 mijë euro janë gjobat mandatorë, ndërkohë që ato rastet që shkojnë në gjykatë, gjobat arrijnë shifrën deri në 10 mijë euro.

Ministri i Endrit Shala tha se do të vazhdojë me inspektime, në bashkëpunim me mediat, edhe në shoqëri tjera tregtare që ku ka kompetencë MTI.

Të shtunën, MTI inspektoi pikat shitëse edhe për vendosjen e shenjës +18 të pijet alkoolike, ku nuk u vërejt ndonjë parregullsi.

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit 2018, Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100% produkteve nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Gjithashtu, ministri i Tregtisë nënshkroi urdhëresën që asnjë produkt mos të hyjë në Kosovë nëse nuk i referohet Kosovës shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat