Ministri Shala, në monitorim duke analizuar çdo lloj barriere tregtare

Ekonomi

Ministri Shala, në monitorim duke analizuar çdo lloj barriere tregtare

Nga: Z.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:24
Foto nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë pjesë në monitorim të vazhdueshëm dhe duke analizuar çdo lloj barriere tregtare, tarifore dhe jo tarifore që vendoset për produktet e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Shala përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, sot ka pasur takim ku u prezantu raporti tregtar, ku shihet qartë që barrierat tarifore dhe jo tarifore më të larta janë me Serbinë, por edhe vendet tjera.

Postimi plotë:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në monitorim të vazhdueshëm dhe duke analizuar çdo lloj barriere tregtare, tarifore dhe jo tarifore që vendoset për produktet e Kosovës gjatë eksportit në cilindo vend, sidomos me ato të CEFTA-së.

Sot patëm takim ku u prezantu raporti tregtar, ku shihet qartë që barrierat tarifore dhe jo tarifore më të larta janë me Serbinë, por edhe vendet tjera.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e vendeve mike që secilën barrierë tregtare për produktet e Kosovës ta eliminojmë në kohë sa më të shkurtër të mundshme.E.SH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat