106 milionë të AKP-së do të transferohen në buxhetin e shtetit

Ekonomi

106 milionë të AKP-së do të transferohen në buxhetin e shtetit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:39
AKP

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milionë eurove.

Agjencia Kosovare e Privatizimit më transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milionë euro.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milionë euro. 

Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat