EXPOKOS mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës - Bota Sot
EXPOKOS mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës

Ekonomi

EXPOKOS mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:21
Foto

Me rastin e hapjes, u kritikuan institucionet e vendit të cilat përkundër se ishin të ftuara të merrnin pjesë aty, asnjëri nga ta nuk kishte ardhur.

Me këtë rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Odës Britanike në Kosovë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Klubit të Bizeneseve Sllovene dhe KIMERK.

Bekim Xhafa nga kompania CEO  tha se për të arritur më shumë shërbime për bizneset e vendit kanë krijuar një rrjet që është plotësuar me marrëveshjet e Ballkanit.

 "Sot nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me shumë biznese e oda ekonomike. Qëllimi i këtij memorandumi është shumë i thjeshtë, që panairi si një platformë dedikuar për biznese me ofru lidhje konkrete mes ofertës dhe kërkesës dhe që 18 vite në treg pranojmë mijëra kërkesa nga EU për të gjet partnerë", tha ai.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se ky panair mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës në tregjet ekzistuese, teksa shtoi se si Odë e Afarizmit janë të përkushtuar që të kthejnë vëmendjen e qeverisë në të bërit biznes.

Krasniqi vuri në pah mungesën e përfaqësuesve institucional të vendit, për të cilët tha se përkundër asaj se tërë kohën flasin për zhvillim ekonomik, nuk e morën mundin që të marrin pjesë në panairin e sotëm.

Krasniqi: Qeveria e Kosovës duhet që vëmendjen ta ketë në zhvillimin ekonomik

“Qeveria e Kosovës duhet që vëmendjen kryesore ta ketë në zhvillimin e vendit, që ekonomia jonë të jetë shumë më në nivel se që është tani, në mënyrë që të kemi mundësi që të ballafaqohemi me importin që vjen nga jashtë, duke marrë parasysh se me nënshkrimin e CEFTA-s dhe MSA-së, është hjek dogana nga ana e Kosovës. Vet fakti që ne sot importojmë 90 përqind të nevojave tona e eksportojmë vetëm 10 përqind, tregon nevojën urgjente që kjo të ndryshojë. Eksporti i produkteve në rajon dhe më gjerë është një mundësi shumë e madhe për ne dhe një sfidë me të cilën duhet të përballemi të gjithë ne. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtar, të përfitojmë nga eksperiencat, njohuria dhe inovacioni, në mënyrë që të rritet inovacioni", tha Krasniqi.

 Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri - Perëndimore, Nagip Fejzi, u shpreh se është problematike mungesa e institucioneve në këtë panair.

"Një porosi jo vetëm deri tek klasa politike: je duhet t'i mbështesin bizneset tona pavarësisht ku gravitojnë. Në thelb ka një mungesë shumë të madhe të udhëheqësve tanë, ata duhet ta dinë se nuk do të ishin këtu pa bizneset", u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...