Shala: MTI fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendor

Ekonomi

Shala: MTI fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendor

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:30
Endrit Shala

Në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019, të mbajtur sot, u ekspozuan produktet vendore shumë cilësore.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, shpreh mirënjohje për prodhuesit e Kosovës që me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendor, që sot i ekspozuan produktet e tyre shumë cilësore në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Postimi i plotë:

Shpreh mirënjohje për prodhuesit e Kosovës që me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendor, që sot i ekspozuan produktet e tyre shumë cilësore në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë të përkushtuara në përkrahjen e prodhuesve vendor që t’i certifikojnë produktet e tyre, që të jenë të gatshëm dhe konkurrent për tregjet e huaja. Të vazhdoni të punoni me kualitet dhe ta rrisim cilësinë e prodhimeve tona, që ta rrisim edhe tregun dhe besimin në produkte “Made in Kosova”. E.SH

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat