Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do të dyfishojë çmimin e rrymës

Ekonomi

Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do të dyfishojë çmimin e rrymës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:10
KEK

Në një studim të Institutit për Zhvillimin e Politikave të publikuar së fundi, shihet se çmimi i rrymës do të dyfishohet. Përderisa një familje kosovare paguan 18.75 euro në muaj shpenzime të rrymës, me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re kjo shumë do të rritet në 35.94 euro.

Instituti për Zhvillimin e Politikave ka publikuar çmimet aktuale të shpenzimeve të rrymës dhe çmimet pas ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Nëse deri më sot një familje kosovare ka paguar 18.75 euro në muaj për energji elektrike, po e njëjta familje do të duhet të paguajë 35.94 euro në muaj apo 92% më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike nëse ndërtohet TC Kosova e Re?

Konsumi mesatar i një familjeje kosovare bie diku në mes 2500-5000 kWh në vit apo 312.5 kWh në muaj. Për ta përkthyer këtë në faturë mujore duhet të shumëzohet vlera e mesatarës mujore të konsumit me vlerën mesatare të çmimit.

Image

Sot, çmimi mesatar mujor është 6 cent/kWh. Pas ndërtimit të TC Kosova e Re, çmimi mesatar mujor pritet të jetë 11.5 cent/kWh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat