Hapen 107000 vende pune në prill

Ekonomi

Hapen 107000 vende pune në prill

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Ekonomia kanadeze hapi 107000 vende të reja pune në prill, një shifër shumë më e lartë se parashikimi dhe shkalla e papunësisë shënoi rënie me 0,1 pikë përqindjeje në 5,7%, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.

Këto shifra janë shumë më të larta se parashikimet e ekonomistëve të cilët prisnin 15000 vende të reja pune në muajin prill dhe një normë të pandryshueshme të papunësisë.

Papunësia shënoi rënie pavarësisht nga një rritje mujore prej 0, 5% e popullsisë në kërkim të një vendi pune, bën të ditur Statistika e Kanadasë.

Personat të cilët përfituan më tepër nga kjo rritje e konsiderueshme e vendeve të punës regjistrohen të rinj mes moshës 15 dhe 24 vjeç, të cilët ishin më shumë se 47 000 në prill për të zënë një vend pune, kryesisht  për shkak të rritjes së punësimit me kohë të pjesshme./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat