ShERK: Ministri Lluka po bllokon zhvillimin e projekteve nga burimet e ripërtritshme të energjisë

Ekonomi

ShERK: Ministri Lluka po bllokon zhvillimin e projekteve nga burimet e ripërtritshme të energjisë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:15
Valdrin Lluka

Shoqata e Energjisë së Ripërtritshme (SHERK) shpreh shqetësimet lidhur me politikat zhvillimore të burimeve të ripërtritshme të energjisë nga ana e minisitrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili sipas shoqatës, vazhdon bllokimin e zhvillimit të projekteve nga BRE në mënyrë të kundërligjshme.

Shoqata thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një procesi të hapur fillimisht ka përgatitur projekt udhëzimin adminsitrativ për riorganizimin e caqeve të BRE-ve për vitin 2019-2020, dhe të njëjtin sipas procedurave ligjore e ka vendosur në konsulltim publik me datë 29 janar të këtij viti, por pas tre ditë me kërkesë të ministrit Lluka i njëjti udhëzim është tërhequr nga konsultimi publik me arsyetimin e rishikimit të disa kuotave.    

“Konsiderojmë se veprimi i tërheqjes është bërë paarsyeshëm. Ne shprehim shqetësimin dhe indinjatën për veprimet e tilla nga ana e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, i cili duhet të jetë bartës i politikave të zhvillimit me theks të veçantë të sektorit të energjisë së ripërtritshme. Në takimet me përfaqësuesit e investitorëve të Energjisë së Ripërtëritshme në vazhdimësi është zotuar se do të lëshoj në konsulltim publik udhëzimin admnistrativ për rioganizimin e caqeve të BRE, vazhdon në mënyrë të paarsyeshme hedhjen në diskutim publik dhe në të njëjtën kohë ky veprim pengon zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm dhe strategjik në Kosovë. SHERK konsideron se është detyrë dhe përgjegjësi e Ministrit të MZHE-s që të zbatoj ligjislacionin e Kosovës në fuqi dhe të Komunitetit të Energjisë që të zbatoj obligimet ligjore që dalin nga Direktivat e Bashkimit Evropian, dhe të arrihet plotësimin i caqeve të detyrueshme prej 25 % deri në vitin 2020, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga BRE”, thuhet në komunikatë.

SHERK përmes kësaj komunikate përveç që është e shqetësuar për mosgatishmërinë e ministrit Lluka, konsideron se përmes këtyre veprimeve ky resor është bllokon ekonominë e vendit dhe të investimeve direkte, në të njëjtën kohë është duke i rrezikuar edhe investimet e kompanive  ndërkombëtare gjigante siç është kompania gjermane ËPD, e cila është lidere në zhvillimin e projekteve në energjisë e erës.

“Përveç tjerash, këto veprimeve gjithashtu janë duke i rrezikuar edhe investimet e planifikuara nga ana e kompanive vendore e që përgjegjësia kryesore në stagnimin e zhvillimit të projekteve të Energjisë së Ripërtritshme dhe dështimit të shtetit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve,  të përcaktuara me Direktivën e BE Nr. 2009/2, sipas legjislacionit të komunitetit të Energjisë i bie resorit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. SHERK edhe në punëtorinë e mbajtur me datë 22 mars 2019 - Zhvillimi i Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë –Zbatimi dhe Sfidat, ka potencuar objektivat dhe gadishmërinë në realizimin edhe të projekteve tjera që janë në procese të ndryshme, dhe gjithashtu ka paraqitur edhe brengat rreth Autorizmeve Preliminare që janë kualifikuar nga ZRRE-ja, dhe janë “në pritje” për tu pranuar në Skemën Mbështetëse. Zhvilluesit e projekteve që janë “në pritje”,  kanë bërë shpenzime të mëdha në studime, në blerjen e pronave, marrjen me qira të pronave private dhe publike nga ana e Agjencionit të Pyjeve, në studime të matjeve të erës, hartimin e studimeve të Vlerësime të Ndikimit në Mjedis, në Marrjen e Marrëveshjes për kyçje në Rrjet dhe një mori leje e pëlqime në institucione të ndryshme lokale e qendrore për realizimin e projekteve finale të zbatimit duke paguar qindra mijëra euro taksa dhe shpenzime për ekspertë të ndryshëm të fushave, dhe të bazë të këtyre janë pajisur nga Bordi i ZRRE me autorizime preliminare për tu pranuar në skemën mbështetëse. SHERK vlerëson se Ligji për Energjisë, Nr. 05/L-081 ka përcaktuar se për zbatimin e politikave të BREve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik cakton kuotat  e energjisë se renovueshme në harmoni me kërkesat e Direktives për burimet e rinovushme, e kjo ka nënkutuar që Kosova ka marr obligime që deri në vitin 2020 duhet të plotësoj cakun e detyrueshëm pre j 25% për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE.  Ministria që udhëheq Lluka ka vetëm kompetencë të caktimit të kuotave, ndërsa procesi për autorizim dhe ndërtimin e kapaciteve të reja gjeneruese udhëhiqet nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë përmes Procedurës së Autorizmit dhe Rregullës për Skemën Mbështetëse, në pajtim me kushtet e Direktivave të BE-së. Zhvilluesit e energjisë së renovushme, që nga viti 2010 kanë ndërtuar më shumë se 70 MË  dhe në proces të ndërtimit më shumë se 130 MË, sipas regjistrit të ZRRE-së, dhe në faza të kompletimit të dokumentacioneve janë edhe më shumë se 300 MË. Zhvilluesit e projekteve për tu përfshirë në Skemën Mbështetëse “në pritje”,  u është dashur që ti plotësojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm që ata janë në skemën mbështetëse e që ju takon tarifa nxitëse dhe PPAja. Është dashur të bëjnë matje të Erës, studime të historikut të ujërrje dhave, ditëve me diell, për më shumë se 3 vite, të përgatisim Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, të pajisen me Pëlqime Mjedisore nga MMPH, të lidhin kontrata për marrjen e tokave publike të Agjencionit Pyjor, të pronave komunale, me qera nga pronarë privat, duke filluar që nga data e aplikimit, të nënshkruajmë Marrëveshjet për Kyçje në Rrejt të KOSTT, të përgatisim edhe Projektin Final të Zbatimit, të lidhim marrëveshjet për bashkfinancim me partnerët tonë dhe me prodhuesit e Turbinave, ku të gjitha këto kanë një kosto qindra mira euro obligime financiare, ne si zhvillues të pajisur me Autorizime Preliminare pritjet pafund na shkaktojnë dëmet konsiderueshme financiare”, thuhet në komunikatë.

Shoqata thotë se shqetësimet e tyre do t’i adresojnë edhe në institucionet relevante në Kosovë dhe jashtë saj.

“Po ashtu kundërshtojmë dhe është opinion i yni se çdo ndyshim me akt nënligjor në dëm të zhvilluesve të projekteve që janë në skemën pritëse të ZRRE, është jo-real dhe kundërligjor-ligjor, dhe në rast se nuk veprohet në pajtim me legjislacion aktual në fuqi, do të detyrohemi t’i drejtohemi gjykatave kompetente për kompenzim të dëmit matrial, dhe çdo ndyshim me akte nënligjore në dëm të aplikuesve dhe zhvilluesve që kanë autorizime preliminare sipas kronologjisë së vendimeve dhe Rregullës për skemën mbështetëse të ZRRE-së,  do ti kërkojmë Gjykatës Kushtetuese mbrojtje të ligjshmërisë. Dhe për fund, kërkojmë nga ministri Lluka, që në pajtim me legjislacionin aktual në fuqi, për caqet aktuale të hedh në diskutim publik riorganizimin e caqeve nga BRE, Ujore, të Erës dhe Solare, dhe të mbeten në fuqi skemat aktuale të mbështetjes”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat