Këmbimi valutor, euro dhe dollari të qëndrueshëm në raport me lekun

Ekonomi

Këmbimi valutor, euro dhe dollari të qëndrueshëm në raport me lekun

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Java ka nisur me luhatje të lehta duke reflektuar qëndrueshmëri në tregun valutor vendas për monedhat kryesore euro dhe dollari amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 123,33 lekë ose, 0,04 lekë më pak se në fund javë. Ndërsa dollari amerikan humbi lehtë 0,05 lekë dhe këmbehet me 109,82 lekë.

Aktorët e tregut shprehen se luhatjet në tregun valutor, i adresohen më së shumti ndryshimeve në bursat ndërkombëtare. Por sipas tyre, ndikim pritet të japë në vijim edhe afrimi i sezonit veror, ku fluksi i turistëve dhe vizitorëve sjell forcim të pozitave të lekut kundrejt valutave të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat