Oda Ekonomike e Kosovës avancon bashkëpunimin me Klubin Ekonomik të Dusseldorfit - Bota Sot
Oda Ekonomike e Kosovës avancon bashkëpunimin me Klubin Ekonomik të Dusseldorfit

Ekonomi

Oda Ekonomike e Kosovës avancon bashkëpunimin me Klubin Ekonomik të Dusseldorfit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:42
Berat Rukiqi ka qëndruar për vizitë ne Klubin Ekonomik të Dusseldorfit, i themeluar nga kompania Ecolog, në pronësi të familjes Destani

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka qëndruar për vizitë ne Klubin Ekonomik të Dusseldorfit, i themeluar nga kompania Ecolog, në pronësi të familjes Destani.

Klubi në rrjetin e vet ka 450 anëtarë prestigjioz nga landi Nord Rhine Westphalia (NRW), një ndër pjesët më të rëndësishme të ekonomisë Gjermane.

Kryetari Rukiqi e vlerësoi këtë takim tejet të frytshëm me udhëheqësit e Klubit, për të diskutuar format për bashkëpunim të avancuar në mes kompanive nga Kosova dhe kompanive anëtare të këtij Klubi, por edhe me gjerë.

“Gjermania duhet të jetë partneri ynë kryesor tregtar dhe investiv”, tha Rukiqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...