Më 21 maj bizneset vendore dhe ato sllovene mblidhen në Lubjanë

Ekonomi

Më 21 maj bizneset vendore dhe ato sllovene mblidhen në Lubjanë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:06
Drejtori i Odës Sllovene të  Bizneseve, Bajram Fusha

Oda Sllovene e Bizneseve dhe Oda Ekonomike Sllovene më 21 Maj 2019 organizojnë Forumin e radhës në Lubjanë, ku do të marrin pjesë dhjetëra biznese nga Kosova.

Pjesëmarrës në këtë takim forum janë do të jenë  përfaqësues të bizneseve vendore, sllovene, Oda Ekonomike Sllovene, Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë,  Ambasada e Kosovës në Slloveni, disa nga bankat sllovene dhe institucione tjera përkrahëse.

Bizneset pjesëmarrëse janë të fushave të përpunimit të drurit, ndërtimtarisë, reciklimit, IT, energjisë së ripërtritshme, përpunimit të gurit, përpunimit të lëkurës, bankat, shërbime të internetit dhe sistemit kabllor, logjistikës dhe furnizimit si dhe gazetarisë.  

Bizneset, partnerët, investitorët sllovenë janë hulumtuar nga Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë duke u bazuar në interesat e bizneseve vendore për të ndërtuar partneritet ose investime të përbashkëta.

Drejtori i Odës Sllovene të  Bizneseve, Bajram Fusha ka ftuar që të gjitha bizneset e interesuara për fushat e lartcekura të bëhen pjesë e kësaj ode për të përfaqësuar kështu interesat e tyre.

“Oda Sllovene e Bizneseve vazhdon të përkrahë rrjetëzimin, bashkëpunimin, partneritetin dhe investimet në raport me afarizmin slloveno-kosovar. Ne ftojmë të gjitha bizneset e interesuara për të bashkëpunuar në këtë fushë që të na kontaktojnë, me shumë dëshirë do i përfaqësojmë dhe ndërlidhim interesat e juaj. Kjo është detyra, obligimi dhe kënaqësia jonë”  thotë Fusha.

Kujtojmë se Oda Sllovene e Bizneseve financohet nga Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji e Sllovenisë gjegjësisht nga Agjensioni SPIRIT.

Forumi i fundit i këtij lloji është mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat