Rukiqi promovon Kosovën para kompanive japoneze në Evropë

Ekonomi

Rukiqi promovon Kosovën para kompanive japoneze në Evropë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:15
Pamje nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës  Berat Rukiqi, po qëndron sot para kompanive më të rëndësishme japoneze prezente në Evropë, përkatësisht në Dusseldorf, qyteti me numrin më të madh të kompanive japoneze, jashtë Japonisë. Kompanitë japoneze prezente në Evropë, sidomos në Gjermani, Poloni dhe Çeki, janë në fazën e fundit të vendimit për tu zhvendosur në rajone tjera të Evropës, ku ka fuqi punëtore në numër dhe të aftësuar për të ruajtur aftësinë e tyre konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Prezantimi i Kryetarit Rukiqi ishte i fokusuar në përparësitë kryesore, në raport me vendet tjera të rajonit, përfshirë moshën e re të popullsisë dhe aftësinë e kësaj strukture të popullsisë për të mësuar shpejt dhe për tu përshtatur në çdo teknologji të re, reformat në mjedisin e të bërit biznes, infrastrukturën rrugore që na afron me tri portet kryesore të regjionit dhe me kryeqytetet kryesore të Evropës Juglindore, si dhe projektet kryesore, përfshirë investimet në energji, turizëm, sektorin e prodhimit dhe sektorin e shërbimeve.

Prezantimi është pjesë e një procesi që ka filluar vitin e kaluar me prezantime në Tokyo dhe që ka për qëllim inkurajimin e kompanive japoneze për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat