Lluka: Diaspora të investojë në prodhim dhe shërbime

Ekonomi

Lluka: Diaspora të investojë në prodhim dhe shërbime

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:15
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Zvicër, ku së bashku me ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin, zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe zëvendësministren Rejhan Vuniqi bënë inaugurimin e Odës Ekonomike Kosovë Zvicër.

Aty u tha se Oda Ekonomike Kosovë Zvicër ka për qëllim kryesor sjelljen e investitorëve nga ky shtet në Kosovë, dhe anasjelltas, përmes bashkëpunimin të ngushtë me diasporën.

Ministri Lluka gjatë fjalimit inaugurues falënderoi të pranishmit për iniciativën dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, duke potencuar avantazhet që ka Kosova në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

Ai iu drejtua diasporës duke kërkuar që investimet e tyre të orientohen nga patundshmëria në prodhim dhe shërbime, pasi këto të fundit kanë efekt pozitiv afatgjatë në ekonominë e vendit duke marrë shembull investimet e realizuara deri më tani.

Gjithashtu, Lluka theksoi se Zvicra është një ndër 3 vendet kryesore që ka investuar në Kosovë si me donacione, ashtu edhe me investime direkte, gjë që tregon se raportet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe iniciativat e tilla do të fuqizojnë këtë raport edhe më tej.

Lluka zhvilloi takime të ndryshme me të pranishmit të cilët ishin në këtë ngjarje ku së shpejti do të vijnë delegacione nga Zvicra në Kosovë me qëllim që të njoftohen për afër me potencialet që ofron Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat