KEDS lëshoi në punë linjën e parë të rrjetit 20 kilovoltësh në Kosovë - Bota Sot
KEDS lëshoi në punë linjën e parë të rrjetit 20 kilovoltësh në Kosovë

Ekonomi

KEDS lëshoi në punë linjën e parë të rrjetit 20 kilovoltësh në Kosovë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një linjë komplet e re tashmë do të furnizojë trekëndëshin e fshatrave të Obiliqit, Prishtinës e Podujëves. Bëhet fjalë për Largpërcuesin e Breznicës, që është LP i parë 20 kilovoltësh i ndërtuar në Kosovë që është lëshuar këto ditë në punë

Në gjatësinë mbi 15 kilometërshe është ndërtuar rrjeti komplet i ri dhe janë vendosur 13 trafostacione të reja. Ky LP që derivon nga Mazgiti i Obiliqit dhe degëzohet në dy drejtime, nga fshatrat e Prishtinës në drejtim të lindjes dhe nga ato të Obliqit dhe Podujevës në drejtim të veriut.

Nga linja e re fundore e Tesionit të Mesëm 20 kV do të përfitojnë direkt mijëra banorë të këtyre komunave, që gjenden në një zonë kodrinoro-malore. Ky nivel tensioni parashihet të ofrojë shërbime shumë më kualitative dhe t’i ulë humbjet e energjisë elektrike.

Linja e mëhershme, e trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik, ishte në gjendje mjaft të rëndë dhe shumë problematike, pasi kishte telashe të vazhdueshme sa herë kishte rëndim të kushteve atmosferike.

Tash, në atë pjesë gjithcka ka ndryshuar.

Ky LP është pjesë e projekteve të KEDS-it për rinim të tensionit të lartë dhe transformim të rrjetit 10 kV në atë 20 kV, përmes ndërtimit të linjave të reja apo rehabilitimit total dhe shndërrimit të atyre ekzistuese.

Pos LP Breznica, KEDS ka ndërtuar edhe tre LP 20 kV tjerë të rinj që pritet të lëshohen gjatë këtyre ditëve në funksion të plotë si ai Runiku, Drenica dhe Lipjani.

Intervenimet e para janë bërë pikërisht në linjat më problematike, të cilat binin shpesh si pasojë e faktorëve ekstern, sidomos atyre atmosferikë. Ndërsa, pas përfundimit të punimeve në këto lokalitete, do të përfitojnë direkt mijëra konsumatorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...