Prince Caffee dhe M&Sillosi pjesëmarës në panairin PLMA 2019, Amsterdam - Bota Sot
Prince Caffee dhe M&Sillosi pjesëmarës në panairin PLMA 2019, Amsterdam

Ekonomi

Prince Caffee dhe M&Sillosi pjesëmarës në panairin PLMA 2019, Amsterdam

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:49
Prince Caffee dhe M&Sillosi pjesëmarës në panairin PLMA 2019, Amsterdam

Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë "World of Private Label", panair ky që konsiderohet evenimenti kryesorë ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese duke ofruar kështu bleresve potencial furnizimin constant, sipas kerkesave të tregjeve përkatëse dhe me marken tregëtare të tregut të bleresit.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantitetit ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezente është Devolli Corporation me produketet që vinë nga kompanitë Princ Caffe dhe M&Sillosi.

Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madhë të vizitorëve të këtij panairi të sivjemë.

Ndërsa, përshtypje të veçantë ka japur këndi kompanisë M&Sillosi, ku vizitorëve përveç që u janë prezantuar brendet e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO poashtu çdo vizitorë ka pas mundësinë të informohet me produktet që tanime prodhohen nga M&Sillosi sipas kërkesave specifike të kompanive të mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe poashtu ai i DOMINO PIZZA’S.

Fal mbështjetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanit tona pjesmarrëse kan gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...