Njohësi i çështjeve ekonomike reagon ndaj deklaratës se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik

Ekonomi

Njohësi i çështjeve ekonomike reagon ndaj deklaratës se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik

Nga: D. B Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:03
Nexhat Kryeziu

Deklarimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që viti 2019, do të jetë vit i zhvillimit ekonomik deri më tani, nuk ka ndonjë një shenjë ekonomike që të reflektojë në zhvillim ekonomik.

Njohësi i çështjeve  ekonomike Nexhat Kryeziu ka thënë për “Bota sot” se Qeveria është marr me ekonominë, mirëpo jo në drejtim të përmirësimit të saj, përkundrazi ka dëmtuar zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, rritja e pagave të sektorit publik, rritja e borxhit publik me një shpejtësi shumë të madhe sikurse edhe në proporcion jo të drejtë me nevojat reale ekonomike që do të mund të krijonin punë dhe mirëqenie afatgjatë për qytetarin e vendit, janë disa çështje që kanë mbetur të pa adresuara siç duhet nga kjo qeveri.

“Vendimmarrja Ad-hoc dhe pa kritere në çështje të mëdha që ndërlidhen edhe me sektorin real të ekonomisë, në vend të krijimit të një ambienti ekonomik konkurrues kanë shkaktuar dis-balanca edhe më të mëdha. Edhe sot, përkundër shumë subvencioneve në lëmin e bujqësisë apo përkrahjes së fermerëve, ende jemi larg që të krijojmë një prodhim vendor që do të mund të plotësohen nevojat bazike e lërë më, për të prodhuar për eksport.

Kjo për faktin se nevojitet ri-trukturim i përgjithshëm i politikave ekonomike në vend nëse dëshirojmë që të kemi progres në ekonomik, e që për momentin kjo qeveri nuk e ka kurajën, e as dijen”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Nexhat Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat