AKP, miratohet raporti për ankesat e punëtorëve të disa ndërmarrjeve shoqërore

Ekonomi

AKP, miratohet raporti për ankesat e punëtorëve të disa ndërmarrjeve shoqërore

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka shqyrtuar dhe e miratuar raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve e disa ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas komunikatës së AKP-së, bordi ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti raportoi para bordit të drejtorëve për aktivitetet e fundit të Agjencisë, ku mes tjerash shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL  46.

“Gjithashtu, bordi shqyrtoi edhe raportet rekomanduese të njësisë për negocim direkt dhe miratoi raportet përfundimtare për disa kërkesa nga palët e ndryshme në përputhje me procedurat ligjore. Po ashtu, bordi shqyrtoi dhe e miratoi raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve e disa ndërmarrjeve shoqërore; Peja Tursit - Pejë, Kooperimi- Pejë, SH.A.M Semafori - Prishtinë dhe Komogllava - Ferizaj, si dhe miratoi Raportet për një numër të qiradhënieve të pronave shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat