Dollari amerikan në tregun vendas ka reflektuar vijimësinë e mbiçmimit

Ekonomi

Dollari amerikan në tregun vendas ka reflektuar vijimësinë e mbiçmimit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ecuria e dollarit amerikan në tregun vendas ka reflektuar vijimësinë e mbiçmimit gradual të tij në tregjet ndërkombëtare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kursi usd/lek rezultoi mesatarisht 109.7 lekë/usd në tremujorin e parë të vitit, nga 109.0 lekë/usd që shënonte në tremujorin e mëparshëm.

Nënçmimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është faktuar edhe në terma vjetorë pas muajit janar. Në muajin mars, një dollar kushtonte 3.9% më shumë lekë se një vit më parë

Ndërkohë këtë fund javë kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat