Guvernatori i bankës qendrore paralajmëron qeverinë për deficitin e lartë

Ekonomi

Guvernatori i bankës qendrore paralajmëron qeverinë për deficitin e lartë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:51
Ignazio Visco

Rritja e deficitit publik nuk është mënyra e duhur për të stimuluar ekonominë italiane në vështirësi, deklaroi sot guvernatori i Bankës Qendrore, Ignazio Visco.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini ka bërë thirrje për një ulje drastike të taksave, duke rrezikuar që të rrisë borxhin e qeverisë dhe duke shkelur rregullat e disiplinës buxhetore të BE-së.

“Të mjaftohemi që të kërkojmë një qetësim të përkohshëm duke rritur borxhin publik është pak produktive, madje kundërproduktiv”, tha Visco në një fjalim vjetor. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat