Shala: NVM-të , shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend

Ekonomi

Shala: NVM-të , shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:21
Foto

75 përqind e punësimit vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. E përfitimet më të mëdha në perspektiven e zhvillimit ekonomik, vijnë pikërisht nga këto ndërmarrje. Kështu u tha në lansimin e raportit “Indeksi i Politikës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm është kurrizi dhe shtylla kryesore e  zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Shala  u zotua se që nga marrja e detyrës së ministrit është përqendruar të krijoj parakushtet e nevojshme për zhvilluar, promovuar dhe forcuar ndërmarrësitë kosovare.

Shala:Me qëllim që t’iu bëjmë më të lehtë funksionimin, ne po ndërmarrim politika zhvillimore

“Prandaj, duke nënvizuar se bizneset e vogla kanë përballuar barrën më të madhe të këtij procesi te tranzicionit zhvillimor, me qëllimin që  këtyre t’iu bëjmë me të lehtë funksionimin dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre në vendin tonë, ne po ndërmarrim politika zhvillimore dhe politika përkrahëse drejt rritjes dhe zhvillimit të tyre me qellim që të ato të rrisin konkurrueshmërinë dhe shpirtin ndërmarrës tek ndërmarrjet tona”, tha ai.

Shala tha se bazuar në këtë kanë iniciuar një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale të zhvillimit ndërmarrës.

Shala: Kemi filluar implementimin e programit mbështetës nga Banka Botërore

“Përmirësimi i qasjes në financa, përmes fondit për garantim të kredive për ndërmarrjet kosovare. Kemi filluar implementimin e programit mbështetës nga Banka Botërore për përmirësimin dhe certifikimin e produkteve kosovare me standarde evropiane dhe kualitetit të tyre për t’i ndërkombëtarizuar ato. Kemi dyfishuar organizimin e pjesëmarrjes se kompanive Kosovare në panaire ndërkombëtare me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe tregjeve të reja për eksport. Kemi themeluar skemën për mbështetje direkte/subvencionim të NVM-ve në blerjen e makinerisë dhe instalimin e teknologjive të reja prodhuese”, tha Shala.

Riccardo Serri, udhëheqës i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se është i kënaqur  që qëndrojnë prapa këtij projekti. Mes tjerash tha se, Kosova pavarësisht se është duke përparuar në zhvillimin ekonomik, po përballet me probleme të ndryshme.

Serri: 75 përqind e punësimit vjen nga NVM-të

“ Sektori i NVM-ve është i rëndësishëm jo vetëm për BE-në por edhe për Kosovën, sigurisht edhe për vendet e tjera të rajonit që janë pjesë e këtij projekti.... Është një mundësi shumë e rëndësishme  si në fushat e tjera, është pjesë e një tregu të përgjithshëm dhe qasjeve të përgjithshme që është shumë e ngjashme me atë që përdoret për Bashkimin Evropian. 75 përqind e punësimit vjen nga NVM-të dhe kjo është një shifër që tregon sa  është  e rëndësishme të vazhdohet tutje dhe të marrim masa në ato fusha”, tha Serri.

BE sipas Serrit është duke mbështetur Kosovën dhe gjitha vendet që duan të jenë pjesë e saj. Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore, tha se reformat në këtë sektor janë zhvilluar me efikasitet.

Kisielewska: Të gjitha vendet e rajonit kanë progres të prekshëm

“Tash është fokusi se si të zbatoni këtë çfarë po mungon në mënyrë që të zbatohen këto rekomandime që kemi dhënë. Prandaj, fillimisht fokusi i zbatimit dhe duke shikuar, puna është duke kryer në formë efikase dhe duke treguar progresin e duhur për politik bërje. Kam një mesazh për ju të jeni optimist, të gjitha vendet e rajonit kanë pasur progres të prekshëm, dhe progresi sa i përket kontrollimit të realitetit, unë mendoj se ju duhet të jeni krenar, jo vetëm në Kosovë, mirëpo edhe në të gjitha shtetet tjera në rajon”, tha Kisielewska.

Lansimin e këtij projekti e ka bërë  Agjencia për Investime dhe Përkrahje e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Ky projekt realizohet për herë të pestë në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat