Ministri italian i Financave beson tek kompromisi me BE-në për buxhetin

Ekonomi

Ministri italian i Financave beson tek kompromisi me BE-në për buxhetin

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:16
Giovanni Tria

Ministri italian i Financave, Giovanni Tria, tha se ai ishte i sigurt se do të ishte në gjendje të nxiste një marrëveshje me Komisionin Evropian lidhur me financat publike të Italisë pavarësisht kërcënimeve të veprimeve disiplinore.

Tria pas një takimi të G20-së në Japoni, shtoi se Qeveria italiane do të jetë në përputhje me rregullat fiskale.

“Jam i sigurt se mund të gjejmë një zgjidhje sepse qëndrimi i Qeverisë italiane është të jetë në përputhje me rregullat fiskale. Atëherë ne do të përpiqemi të tregojmë se programi ynë do të sjellë financat publike italiane të jenë në përputhje”, tha Tria.

Ai hezitoi nga vlerësimi zyrtar i deficitit qeveritar, i cili e vendosi raportin e pritshëm të deficitit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë vit me 2.4 për qind, por shtoi se raporti mund të arrijë në 2.1 për qind deri 2.2 për qind.

Duke folur së bashku me Tria, guvernatori i Bankës Qendrore italiane, Ignazio Visco, tha se rreziqet që rrethojnë grumbullimin e borxhit të vendit nuk kanë qenë temë diskutimi në takimin e udhëheqësve kryesorë financiarë në qytetin japonez të Fukuoka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat