Mësohet se kur do të nisin t’i marrin pensionet shqiptarët e Kosovës të kthyer nga Zvicra

Ekonomi

Mësohet se kur do të nisin t’i marrin pensionet shqiptarët e Kosovës të kthyer nga Zvicra

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Për gati dhjetë vjet, nga 2010-a e deri sot, shqiptarët e Kosovës që punuan në Zvicër por u kthyen në atdhe, nuk kanë marrë pensionet e tyre, ndonëse i kishin të drejtat për t’i marrë.Por, një marrëveshje e re rreth pensioneve duket se është shumë gati.

Parlamenti zviceran, ka miratuar një marrëveshje javë e kaluar, dhe kështu, është bërë e ditur se s’do të ketë referendum të dytë por atyre do t’u takojë përsëri kjo e drejtë.Këshilli Kombëtar ka refuzuar të dorëzojë një kontratë për referendum, gjë që ua lehtëson të drejtat shqiptarëve të Kosovës.

Ky, siç raporton Blick, është një lajm i mirë për ata që janë të përfshirë në çështjen e pensioneve.“Pensionet e para AHV dhe IV së shpejti do të kthehen në shtetin ballkanik”, shkruan Blick.

“Marrëveshja do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur”, kanë thënë zyrtarë nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore, që sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë 1 shtatori.

Nga viti 2010, shqiptarët e Kosovës që kanë punuar dhe janë pensionuar në Zvicër nuk merrnin më pensione nëse ktheheshin në atdheun e tyre. Kjo për shkak se besohej të jetë abuzim e mashtrim, dhe Zvicra kishte ndërprerë një marrëveshje të tillë.Ndërkohë, kur situata u qetësua, nisi marrëveshja për një kontratë të re.

Marrëveshja e re, thuhet aty, do të zbatohet për të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dalë në pension që nga 1 prilli 2010 dhe të cilët nuk kanë vendosur të kërkojnë shlyerjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara në këmbim të një pensioni mujor.Kujtojmë se pensionet e shqiptarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër u ndërprenë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat