A është hequr roamingu me Shqipërinë apo jo? Ky është sqarimi i Llukës

Ekonomi

A është hequr roamingu me Shqipërinë apo jo? Ky është sqarimi i Llukës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:55
Valdrin Lluka

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kishte dhënë lajmin se ka filluar implementimin i marrëveshjes për heqjen e tarifave për roaming.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime nga deputeti i AAK’së Muharrem Nitaj i cili ka thënë se ministri është keqinformuar sepse roamingu me Shqipëri nuk është hequr, por vetëm ka zbritje.

“Është i pasaktë lajmi se qytetarët e Kosovës prej sot mund të komunikojnë pa roaming nga Shqipëria! Ka ulje çmimesh por romingu nuk është hequr, ai më së paku duhet të jetë i keqinformuar”, ka shkruar Nitaj në facebook.

Lluka ka sqaruar këtë çështje.

Ai ka thënë se ka filluar implementimi i marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming, dhe se në marrëveshje thuhet se pas nënshkrimit fillon zbritja e çmimit rreh 90%.

“Marrëveshja thotë qartë se menjëherë fillon zbritja e çmimit rreth 90%, e në vitin 2021 do të hiqen tërësisht”, ka thënë Lluka.

Marrëveshja për heqjen e tarifave të roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në Pejë në nëntor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat