BE sot mbyll fushatën "Të flasim për ekonominë!"

Ekonomi

BE sot mbyll fushatën "Të flasim për ekonominë!"

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë ka mbërritur në fund.

Gjatë shtatë javëve, nga 7 maji deri më 20 qershor 2019, "Të flasim për ekonominë!" u përqendrua në shfaqjen e angazhimit të Bashkimit Evropian në progresin ekonomik të bërë tashmë në Kosovë dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat e saj të zhvillimit.

Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë "Të flasim për ekonominë!" është fushata e tretë brenda dy vitesh e Zyrës së Bashkimit Europian / EUSR në Kosovë, pas fushatave për Arsimin dhe Mjedisin që u zhvillua në vitin 2018.

Fjala hyrëse e kësaj ngjarje do të mbahet nga zëvendësshefi i Misionit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri.

Po ashtu gjatë ngjarjes përmbyllëse do të bëhet edhe njoftimi i finalistëve dhe fituesi i konkursit të fushatës "Më tregoni mendjen tuaj të biznesit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat