Agjencitë për Biznese të Kosovës dhe Shqipërisë me marrëveshje bashkëpunimi

Ekonomi

Agjencitë për Biznese të Kosovës dhe Shqipërisë me marrëveshje bashkëpunimi

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:45
Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Endrit Shala, tha se është nder që po merr pjesë në këtë ngjarje.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Endrit Shala, tha se është nder që po merr pjesë në këtë ngjarje.

 “Ne si dy shtete kemi shumë për të bërë duke ditur të gjitha barrierat me të cilat dy ekonomitë tona janë përballur. Ju inkurajoj që të thelloni këtë bashkëpunim", tha Shala.

 Drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Nexhmije Selimi tha se ky memorandum është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

"Ky memorandum ndihmon në nxitjen e të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave të regjistrimit të bizneseve", tha ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë, Pranvera Fagu tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve është shumë i rëndësishëm.

"Biznesi ka një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve tona. Ky memorandum shërben për promovimin e shkëmbimeve ekonomike dhe teknologjike", tha Fagu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat