Endrit Shala paralajmëron taksë edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ekonomi

Endrit Shala paralajmëron taksë edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:26
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar sot se Kosova mund të vë taksë edhe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra të rajonit.

Ai ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dy vendet ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesa për disa taksa të vëna ndaj tyre, raporton EO.

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-së. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë”, citohet të ketë thënë Shala.

“Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar  eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat