Organizohet demonstrim i drejtpërdrejtë i sistemeve të QKMK

Kosova

Organizohet demonstrim i drejtpërdrejtë i sistemeve të QKMK

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane do të bëjnë demonstrim të drejtpërdrejtë të sistemeve të QKMK-së.

Në këtë demonstrim përfshihen aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve (CMS) dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit (BI).

Përfundimi i këtij projekti siguron burimet, ekspertizën dhe informacionin e kërkuar në maksimizimin e aftësisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur operacionet kufitare dhe të brendshme të zbatimit të ligjit dhe për të zbuluar, parandaluar, hetuar dhe reaguar ndaj veprimtarisë kriminale dhe terroriste.

Demonstrimi do të zhvillohet sot nga ora 09:00 në objektin qendrorë të MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat