AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

Ekonomi

AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 06:02
KEDS

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon sot konferencën për media lidhur me pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike.

Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të KEDS/KESCO dhe përfaqësuesit e sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor me qëllim të diskutimit lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi  ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it  si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e  shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat