FMN do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Financave me asistencë teknike - Bota Sot
FMN do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Financave me asistencë teknike

Ekonomi

FMN do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Financave me asistencë teknike

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:53
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë, me temën “Demografia, punësimi dhe rritja në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ai gjatë takimit me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang e ka njoftuar këtë të fundit me të arriturat e Kosovës, duke filluar nga stabiliteti makro fiskal, respektimin e rregullave fiskale dhe borxhin publik të ulët të cilin vazhdon ta ketë Kosova.

Po ashtu, ministri Hamza e njoftoi Zhang për masat e marra në politikat fiskale, të cilat kanë treguar rezultate shumë të mira në zhvillimin e sektorit të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj ka rritje të eksportit dhe ndryshim në strukturën e mallrave të eksportuara. 

Ndërsa, Tao Zhang përgëzoi ministrin Hamza për ruajtjen e stabilitetit financiar, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke thënë se FMN edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike sipas kërkesës së kësaj ministrie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...