Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë - Bota Sot
Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë

Ekonomi

Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Oda e Përmbaruesve Privat në Kosovë e mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale organizon konferencën e cila ka për qëllim të shënojë ceremoninë e Pesë vjetorit të Përmbarimit Privat në Kosovë.

Kjo konferencë do të zhvillohet përmes disa aktiviteteve duke ofruar mundësinë që të diskutohen arritjet e Odës dhe të reflektohen pikëpamjet rreth sfidave në punën e Përmbarimit Privat në Kosovë. 
 
Konferenca do të mbledh ekspertë, përfaqësues të delegacioneve të rajonit dhe do të përcillet me një fjalim kyç nga Mark Schmitz, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë. 

Gjatë konferencës do të nënshkruhen Memorandumet e Bashkëpunimit me Odën e Bullgarisë dhe Malit të Zi, që kanë për qëllim krijimin e lidhjeve për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave për projekte të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...