ATK prezanton të arriturat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti - Bota Sot
ATK prezanton të arriturat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Ekonomi

ATK prezanton të arriturat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:36
ATK

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019.

Në këtë konferencë, Murtezaj do të flasë për inkasimin e të hyrave Janar-Qershor 2019, trajtimi i borxheve si mbledhja e ndëshkimeve, konfiskimi i pasurisë, trajtimi i borxheve kritike, anulimi i borxheve dhe pasivizimi i borxheve.

Pastaj, automatizimi i proceseve të punës, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, plani Afatmesëm i Reformës 2019-2021, implemetimi i Planit për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021, etj.

Në këtë konferencë prezent do të jetë Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...